18 Nëntor 2024

Haradinaj publikon pasuri rreth 500 mijë euro

Prishtinë, 21 gusht - Pasuria e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, arrin shumën që për shumë qytetarë të Kosovës është e paarritshme, pasi që ai ka pasuri afër 500 mijë euro.

Sipas raportit të Agjencisë kundër Korrupsionit, Haradinaj ka të holla në RaiffeisenBank 6 mijë euro dhe 7 mijë euro para të gatshme.

Ai ka sqaruar se të hyrat mujore i merr nga partia 1,700 euro dhe nga pensioni invalidor që jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 225 euro.

Ai ka ndërtuar shtëpinë me mjete vetanake të trashëguara, si dhe me ndihmën e bashkëluftëtarëve, vlera e të cilës është 300 mijë euro.

Haradinaj ka deklaruar si pasuri edhe 200 hektarë tokë kodrinore, të cilën e ka blerë nga privatizimi në vlerë prej 75 mijë euro. Gjithashtu, ka blerë edhe tokë-truall në vlerë 27,300 euro.

Një pasuri goxha të mirë e ka edhe te veturat. Haradinaj ka deklaruar një veturë të blinduar Audi, të cilën e ka blerë 9 mijë euro. Një Motoçikletë në vlerë 9 mijë euro dhe një veturë BMW, të cilën e ka blerë20 mijë euro.

Ai ka deklaruar veturën e blinduar Suburban, të cilin ia kanë dhënë në shfrytëzim aktivistët në diasporë – SHBA, vlera e të cilit arrin 30 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)