Haradinaj, në aksionin \"Ta pastrojmë Kosovën\"
Prishtinë, 24 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ju ka bashkangjitur sot aksionit vullnetar \"Ta pastrojmë Kosovën\".
\"Kosova ka nevojë për më shumë kujdes, për ruajtjen e ambientit dhe ne me Drejtim të Ri, do t\'i kushtojmë një vëmendje të veçantë mjedisit. Ne, sot, ju kemi bashkangjitur këtij aksioni për të treguar vullnetin tonë për mjedisin, gjithashtu kam ftuar gjithë të rinjtë nga Organizata e të Rinjëve të AAK-së që t\'i bashkohen kësaj iniciative\"- ka deklaruar Haradinaj në nisje të këtij aksioni.