Haradinaj: Minatorët janë heronjtë e Kosovës
Mitrovicë, 26 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari i Degës së AAK-së në Mitrovicë, Esat Peci, ka vizituar sot Muzeun e Kristaleve të Kosovës, Trepça, në Stan-Tërg.
Pas vizitës, i impresionuar më atë që pa, Haradinaj tha se kristale të vërteta janë njerëzit e Kosovës, kristale e kemi natyrën, bukurinë e Kosovës.
Minatorët janë heronjtë e Kosovës, ata punojë thellë nën tokë dhe nxjerrin për ne xehe dhe kristale, tha si.
Kryetari i Aleancës iu është drëejtuar me një porosi edhe minatorëve të Kosovës.
Ju, minatorët e Kosovës, do të jeni njerëzit më të respektuar, më të paguar dhe më të nderuar në Kosovën tone, nesër. Xehet dhe mineralet janë një ndër shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe Drejtimi i Ri iu ka dhënë rëndësi të madhe këtyre pasurive tona të çmuara, ka thënë Haradinaj.