Haradinaj mbështetë bizneset private në Pejë
Pejë, 19 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot tri qendra të biznesit privat në Pejë, ku ka parë së afërmi punën që bëhet aty, të arriturat dhe mundësitë për zhvillimin e tij.
Ai ka shpalosur pjesë nga platforma e Aleancës Drejtim i Ri dhe ka shpjeguar ofertën, konceptin dhe vizionin e Aleancës për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të biznesit privat, në veçanti.
Haradinaj ka qëndruar në Kompaninë Kastrioti-B dhe Top-Reklama, në qytetin e Pjesës si dhe në fermën më të njohur të lopëve në Kosovë, Viktoria-Farm, në Vitomiricë të Pejës, me pronare Tabe Bajraktarin.
Jemi në një kompani të suksesshme prodhimi, në një kompani ku bëhet fjalë për prodhim shumë kualitativ. Është me rëndësi që këtyre kompanive tju krijojmë kushte që me prodhimet e tyre të dalin në tregun e jashtëm, e të mos mbesin vetëm në vend. Këto kompani dhe biznese të sukseshme do ta kenë përkrahjen tonë, të qeverisë së udhëhequr nga Aleanca dhe të konceptit Drejtim i Ri, ka thënë kryetari Haradinaj, gjatë vizitës në kompaninë Kastrioti-B.
Gjatë vizitës në Viktoria-Farm, në Vitomiricë të Pejës, kryetari i Aleancës ka parë nga afër punën që po bëhet me prodhimet e mishit të gjedhit dhe të qumështit.
Kjo që pashë këtu më bindi se edhe gratë mund të jenë të suksesshme në biznes, por ato duhet të kenë përkrahje. Këtë përkrahje unë ua ofroj që sot, i bindur dhe i sigurt se platforma Drejtim i Ri do të jetë garancë për biznes të suksesshëm, subvencionim të tij dhe mbështetje tjetër të gjithanshme për ngritjen ekonomike të vendit, ka thënë Haradinaj.
Tabe Bajraktari, pronare e fermës së lopëve Viktoria-Farm është shpallur fermerja më e suksesshme në Kosovë, në këtë vit.