Haradinaj: Kosova do të jetë gjigant ekonomik dhe energjetik në rajon
Prishtinë 17 maj - Kryetari Ramush Haradinaj mori pjesë sot në tryezën me temë Energjia dhe minierat, që u mbajt në Prishtinë, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Tryeza që për panelistë kishte nënkryetarin Ardian Gjini dhe ekspertët tjerë, Pranvera Dobruna, Gazmend Abrashi e Laura Kryeziu, diskutoi zhvillimet në këtë sferë deri më sot në vendin tonë, mundësitë dhe potencialet për zhvillim të mëtejmë, konform pasurive nëntokësore dhe resurseve që ka vendi ynë për të qenë një ndër gjigandët energjitikë dhe të minierave në rajon e më gjerë.
Kryetari Haradinaj ka thënë se është e pakuptimtë që edhe sot vendi ynë të jetë më i pazhvilluari në rajon, me papunësi të skajshme, krizë sociale e ekonomike, duke patur një nëntokë kaq të pasur me thëngjill e minerale.
Platforma Drejtim i Ri do të jetë alternativa më e mirë për zhvillimin e vendit, në përputhje me mundësitë që jep nëntoka jonë, që në të ardhmen e afërt Kosova të jetë faktor i vërtetë i zhvillimit ekonomik dhe gjigant i energjetikës dhe minierave në rajon.
Qeveria e udhëhequr nga Aleanca, njërëzit me të cilët punojmë, koncepti dhe vizioni ynë janë garant për këtë dhe për jetë më të mirë e më të dinjitetshme të qytetarit në Kosovë, ka thënë kryetari Haradinaj, në tryezën e sotme tematike Energjia dhe Minierat, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.