07 Nëntor 2024

Hapet zyra e prodhuesve vendor në Qeveri

Prishtinë, 12 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Shabani, kanë nënshkruar Memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve.

Sipas kryeministrit Haradinaj, kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve.

“Qëllimi im dhe i Qeverisë time është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”,  tha kryeministri Haradinaj.

Duke e quajtur prodhimin si vijë të parë të frontit ekonomik, kryeministri Haradinaj ka falënderuar këtë klub që e ka bërë Qeverinë pjesë të këtij dialogu.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)