08 Nëntor 2024

Hapet takimi B2B me qellim rritjen e punësimit të grupeve në nevojë

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bën hapjen e takimit Busines to Busines (B2B), që ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i Grant - skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë” dhe bizneseve, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Kjo grant skemë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka rezultuar me një varg ndërmarrjesh sociale dhe kompani të vogla.

Këto ndërmarje të cilat janë të pajisura me teknologji të duhur dhe kanë kaluar nëpër një varg  trajnimesh, tanimë janë duke prodhuar produkte cilësore të cilat janë të gatshme për tu plasuar në treg.

Gjatë tre viteve të fundit, BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka menaxhuar në mënyrë efektive programin mbështetës për rritjen e punësimit të grupeve të cenueshme.

Programi, me vlerë prej më shumë se 4 milionë euro kishte për qëllim kryesisht gratë, të rinjtë, minoritetet, personat me nevoja të veçanta dhe personat që jetojnë në zonat e largëta.

Të njëmbëdhjetë idetë për biznes të praktikuesve lokalë janë transferuar në projektet e BE-së dhe janë zbatuar në tërë Kosovën, ku qindra njerëz u trajnuan, inkurajuan për të zhvilluar plane për të filluar biznesin e tyre dhe për të zbatuar këto plane me një shkallë të vogël bashkëfinancimi nga BE-ja.

Janë krijuar shumë shembuj interesantë të "ndërmarrjeve shoqërore” të cilat tani janë në kërkim të një vendi të favorshëm në mjedisin e biznesit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)