Hapet samiti i Bashkëpunimit Ekonomik të Azi - Paqësorit
Lima, 20 nëntor - Presidenti peruan Pedro Pablo Kuczynski ka nisur zyrtarisht samitin e liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi - Pacifikut (APEC) për vitin 2016, me premtimin se do të përdoren forume të tilla si \"APEC\", në luftën kundër proteksionizmit.
\"Ka një kërcënim proteksionizmi sot nëpër botë dhe unë mendoj se \"APEC\" është një organizatë shumë e mirë për ta luftuar atë. Unë jam i sigurtë se kjo pa dyshim është një pjesë shumë e rëndësishme e axhendës sonë.\"
\"Natyrisht që nuk ka rëndësi vetëm tregtia, pasi është investimi, punësimi dhe puna, e cila duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona përndryshe ata do të ndihen të lënë jashtë dhe ata janë një pjesë thelbësore e kësaj,\" ka deklaruar Presidenti peruan.
Samiti i përvitshëm i \"APEC\" po zhvillohet në Lima, rreth një javë pas fitores së papritur të Trump, e cila theu shpresat e marrëveshjes më të madhe ndonjëherë tregtare të propozuar nga SHBA-ja, \"Partneriteti i Trans-Paqësorit\" (TPP).
Udhëheqësit e vendeve të Azi-Paqësorit do të përpiqen gjatë takimit, të gjejnë mundësi të reja për tregtinë e lirë.
Gjatë Samitit të Drejtorëve ekzekutiv të \"APEC-ut\", i cili u zhvillua para takimit të liderëve, Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të çuar përpara ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit.
Udhëheqësi kinez premtoi gjithashtu se do të hap më tej ekonominë e dytë më të madh në botë.