28 Prill 2025

Hapet qendra për regjistrimin e bizneseve në Veri

Prishtinë, 26 prill - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila dhe Adriana Hočič, udhëheqëse e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi për hapjen e qendrës për regjistrim të biznesit, e cila do të mundësoj qasje më lehtë, thjeshtëzim të  procedurave, ofrimi i këshillave dhe përkrahjes  për bizneset në përgjithësi.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tha se kanë bërë përpjekje për muaj të tërë për hapjen e kësaj qendre, por deri më tani nuk është arritur një gjë e tillë për shkak të situatës politike.

“Për ne është një hap i rëndësishëm për shkak se tani bizneset nuk do të detyrohen të shkojnë në jug apo të vijnë në Prishtinë, por mund të regjistrohen në këtë zyre”, theksoi ajo.

Shtesë kësaj, udhëheqësja e MTI-së, tha se kanë biseduar me znj. Hočič që shumë shpejt edhe bizneset nga  Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku të regjistrohen në këtë qendër.

Ministrja Kusari – Lila gjatë takimit me znj. Hočič ka diskutuar për projekte konkrete, me theks të veçantë ofrimin e granteve mikro, të vogla dhe të mesme për të gjitha bizneset në Republikën e Kosovës.

“Të gjitha bizneset që regjistrohen këtu do të kenë mundësi të aplikojnë për grante, për zhvillimin e bizneseve”- potencoi ajo.

Ndërkaq, znj. Hočič tha se sot Ministrja Kusari – Lila tregoi vullnetin e ministrisë që drejton për të ndihmuar zyrën administrative në Veri të Mitrovicës.

“Mitrovica e Veriut ka vërtet njerëz të vyeshëm që kanë duar të arta dhe të cilëve ju nevoitet mbështetja financiare. Ata nuk kërkojnë më tepër se sa një jetë normale për ti mbajtur familjet e tyre” – theksoi ajo.

Qendra për Regjistrimin e Biznesit  (One Stop Shop) në Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore, është e 27-ta me radhë e cila do të mundësoj që proceset  e regjistrimit të biznesit të kryhen me një procedure dhe në një vend të vetëm.

Në kuadër të përmirësimit të ambientit për të bërë biznes, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e USAID ka bërë hapjen e 26 qendrave tjera one stop shop nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)