Hapet projekti për rritjen e qasjes së grave në punësim
Prishtinë 14 dhjetor - Instituti D4D organizon sot hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në luftën kundër diskriminimit gjinor, promovimit të punës së dinjitetshme dhe zbatimit të strategjive miqësore gjinore, që përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.
Partneriteti i përbashkët në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, synon të adresojë diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të jetë prezent në Kosovë dhe Shqipëri.