Hapet panairi për punësimin e personave me aftësi të kufizuar
Prishtinë, 15 tetor - Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit”.
Ky panair zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.
Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i oranizatorëve, dhe anëtarët.
Gjatë këtij organizimi do të bëhen prezantime lidhur me fushatën si dhe aktivitete të tjera joformale.