Hapet Panairi Ndërkombëtar \"CES\" 2014 në Las Vegas
Las Vegas, 10 janar - Të ardhurat nga industria elektronike për konsum në SHBA pritet të rriten 2.4 për qind në vitin 2014, duke shënuar rekordin prej 208 miliardë dollarësh amerikanë.
Presidenti i CEA-s, Gary Shapiro, shpalli raportin të martën në fjalimin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të CES në Las Vegas.
Raporti parashikon se në vitin 2014 kategoria e produkteve të reja të elektronikës së konsumit pritet të rritet deri në 107 për qind nga viti në vit. Këtu përfshihen printerët 3D, pajisjet për shëndetin, orët \"smart\" etj.
\"Ndodhemi përballë një vale të re inovacioni,\" tha Shapiro.
Ky panair ka tërhequr mbi 3,200 ekspozues, të cilët do të prezantojnë produktet më të fundit teknologjike.