12 Nëntor 2024

Hapet Panairi me veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale

Prishtinë, 12 korrik - Organizuar nga Ministria e Diasporës, sot, në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” u hap panairi me veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale.

Në këtë panair, i katërti me radhë, po marrin pjesë  60 prodhues e shoqata nga Kosova, Shqipëria e viset e tjera shqiptare, të cilët gjatë katër ditëve do t’i promovojnë produktet e tyre.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit kombëtar. Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale,  bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.
Panairin e hapi Kushtrim Sheremeti, shef  i kabinetit të ministrit, i cili tha se ky panair tashmë tradicional është një prej aktiviteteve të organizuara të MeD-së gjatë muajit të diasporës.

“Ky është një nga 200 aktivitetet që Ministria e Diasporës po i organizon në këto ditë për dhe me diasporën. Është një aktivitet ku marrin pjesë prodhues nga të gjitha trevat shqiptare. Besojmë se edhe sivjet, si vitet e kaluara, interesimi i bashkatdhetarëve për ta vizituar këtë panair do të jetë i madh. Ata do të kenë rast jo vetëm të shohin punime dore që janë unike, ta shijojnë ushqimin, por edhe t’i blejnë produktet vendëse”, tha ndër të tjera Sheremeti.
 
 Në këtë panair, që do të qëndrojë i hapur katër ditë, të interesuarit mund të gjejnë qilima të ndryshëm të punuar me dorë, punime të punuara me fleta bakri, piktura me motive të ndryshme, si dhe ushqime tradicionale.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)