Hapet Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë
Prishtinë, 30 nëntor - Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë organizohet ceremonia e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë.
Fjalën hyrëse do ta kenë: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Znj. Rozeta Hajdari, U.D. udhëheqësi i Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Gjermane, Sebastian Leuschner dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi.
Panairi organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me GIZ Kosova, në emër të Qeverisë Gjermane, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.