16 Nëntor 2024

Hapet Panairi Financiar 2015

Prishtinë, 29 shtator - Sot më 29 shtator u hap Panairi Financiar i Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Hapja solemne u bë në hollin e Pallatit të Rinisë, me ç’rast guvernatori i Bankës Qëndrore, Bedri Hamza si dhe kryetari i bordit të Shoqatës së Bankave, Ilir Aliu mbajtën fjalimin hyrës.

Në fjalën e tij hyrëse, Hamza theksoi rëndësinë e Panairit Financiar si dhe nënvizoi se roli i sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit ka shënuar përmirësim të mëtejmë në periudhën e fundit dhe atë kryesisht në saje të zhvillimeve në kuadër të aktivitetit të sektorit bankar.

Kreditimi i sektorit bankar ka vijuar të ndjekë një trend dukshëm më të shpejtë të rritjes, tha guvernatori Hamza.

Hapja solemne e Panairit u bë edhe nga kryetari i bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ilir Aliu i cili në fjalen e tij hapëse tha se panairi është mundësi e mirë për dialog mes konsumatorëve dhe sektorit financiar, që të shohin inovacionet e zhvillimit në sektorin bankar. Ai po ashtu foli edhe për risitë që ka sjellë këtë vit panairi.

Panairi Financiar i Kosovës është i hapur për vizitorët sot 29 shtator dhe nesër më 30 shtator deri në ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)