Hapet Panairi Financiar
Prishtinë, 23 shtator - Sot në Prishtinë mbahet ceremonia e hapjes se Panairit Financiar 2014 i cili organizohet nga Shoqata e Bankave të Kosovës.
Drejtori Financiar i Shoqatës së Bankave, Petrit Balia ka thënë së Panairi Financiar është me i rëndësishëm i sektorit financiar në Kosovë.
Panairi financiar sipas tij mundëson pikë takimin e përbashkët apo one - stop shop për të gjithë të interesuarit për oferta të veçanta nga biznese e agjensi tjera të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë nga telekomi, patundshmëritë, edukimi, kontabiliteti, auditim, etj, të gjitha në një vend.
Balia ka thënë së vizitorët do të kenë mundësinë të flasin drejt për drejtë me këto kompani dhe të marrin pjesë në lojëra shpërblyese dhe aktivitet tjera të aranzhuara gjatë panairit.
Përveç ekspozim dhe të produkteve dhe të shërbimeve, panairi do të jetë nikoqir i konferencave, forumeve dhe workshopeve të cilat do të bëjnë bashkë disa nga udhëheqesit me prominent të biznesit dhe zyrtarë publik për të diskutuar qështjet me prioritet për sektorin financiar dhe ekonominë në Kosovë.