Hapet ndërmarrja gjermano-kosovare Kick Engineering & Manufacturing Kosovo
Prishtinë, 1 prill - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se sot do të organizohet ceremonia e hapjes së ndërmarrjes së parë gjermano-kosovare “Kick Engineering & Manufacturing Kosovo”.
Kjo ndërmarrje hapet në kuadër të Zhvillimit të Bizneseve Gjermano - Kosovare në Kosovë, që do të mundësojë themelimin e parkut të biznesit gjerman në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë.
â
MINT, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, e ka mbështetur këtë kompani për të ardhur për të investuar në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jetë ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues tjerë të ministrive.