Hapet ndërmarrja e parë sociale në Shtërpcë
Shtërpcë, 8 shtator - Komuna e Shtërpcës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të përurojnë sot ndërmarrjen sociale "Shoqata e kultivuesve të mjedrave" në objektin e ndërmarrjes në fshatin Shushicë, komuna e Shtërpcës.
Kjo ndërmarrje është themeluar në kuadër të projektit Përgjigja e nivelit lokal për gjenerim të punësimit dhe zhvillim të integruar territorial (InTerDev), financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim kurse në ngjarje do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, kreu i Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, Christian Geosits, si dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Andrew Russell.
Ngjarja do të shënojë një prej shumë sukseseve të projektit InTerDev në trajtimin e problemeve ekonomike në Komunën e Shtërpcës, si dhe do të promovojë fillet e ndërmarrësisë sociale jo vetëm në këtë komunë, por edhe në nivel të Kosovës.