16 Nëntor 2024

Hapet Ndërmarrja e Parë Sociale në Komunën e Shtërpcës

Shtërpcë, 9 shtator - U mbajt ceremonia inauguruese e ndërmarrjes sociale „Shoqata e kultivuesve të mjedrave – Sushicë“, e themeluar në kuadër të projektit “Përgjigja e nivelit lokal për gjenerim të punësimit dhe zhvillim të integruar territorial (InTerDev)”,  financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Ceremonia është organizuar nga Komuna e Shtërpcës, UNDP-ja dhe ndërmarrja në fjalë ndërsa  do të mbahet në objektin e ndërmarrjes në fshatin Sushicë.

Të prasnishëm në ngjarje ishin nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, z. Ivica Tanasijevic, përfaqësuesi i Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, z. Arsim Aziri, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së z. Andrew Russell, si dhe përfitues të projektit nga ky fshat. Me përurimin e këtij objekti projekti InTerDev shënoi edhe një prej shumë sukseseve në trajtimin e problemeve ekonomike në Komunën e Shtërpcës, si dhe filloi promovimin e ndërmarrësisë sociale jo vetëm në këtë komunë, por edhe në nivel të Kosovës.

Meqë një prej problemeve më të mëdha në Kosovë vazhdon të jetë papunësia, UNDP-ja është e përkushtuar që, në bashkëpunim me komunat partnere, Agjencinë Austriake për Zhvillim, grupet komunale të veprimit dhe hisedarë të tjerë, të vazhdojë ndihmën për uljen e papunësisë dhe mundësimin e punësimit afatgjatë e të qëndrueshëm për grupet e cenueshme.

Në shumë vende ndërmarrësia sociale njihet si një prej gjeneruesve të zhvillimit ekonomik, por edhe si mjet për trajtimin e problemeve shoqërore dhe të përjashtimit të grupeve të margjinalizuara. Kështu, ndërmarrësia sociale përfaqëson lidhjen ndërmjet sektorit privat dhe atij jofitimprurës, duke ndihmuar integrimin e komuniteteve më të margjinalizuara në fuqinë punëtore dhe duke u ndihmuar të fitojnë të ardhura.

Ndërmarrja sociale e Shtërpces „Shoqata e kultivuesve të mjedrës – Sushicë“, u themelua në gusht të vitit 2014 me mbështetjen e projektit InTerDev të UNDP-së, fillimisht e regjistruar si shoqatë e kultivuesve të mjedrave. Shoqata aktualisht i ka 12 anëtarë të regjistruar dhe po punon për rritjen e anëtarësisë.

Ndërmarrja sociale do të merret kryesisht me përpunimin e frutave dhe prodhimin e lëngjeve dhe marmelatës, duke punësuar qytetarë nga grupet e cenueshme të zonës. Në fazën e parë ndërmarrja sociale do të angazhojë 5 gra në procesin e prodhimit, gjersa në disa vitet e ardhshme, ky numër do të rritet në 12.

Kjo ngjarje ishte një tjetër shembull i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet komunës, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe UNDP-së në trajtimin e problemeve që ndërlidhen me punësimin në Komunën e Shtërpces. Realizimi i këtij aktiviteti do të përmirësojë jetesën e të paktën 30 përfituesve të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë të zonës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)