23 Dhjetor 2024

Hapet konventa vjetore e Shoqatës së Bankave të Kosovës

Prishtinë, 9 dhjetor - Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) organizon sot hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”, si ngjarjen më e madhe e komunitetit bankar që organizohet në Kosovë.

Konventa e këtij viti ka për synim të mbledhë komunitetin bankar, që veprojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë, për të diskutuar për temën: “Financimi i Qëndrueshëm: Standardet Mjedisore, Sociale dhe Qeverisëse për Financim të Qëndrueshëm në Kosovë".

Pandemia botërore ka ndikuar në shumë aspekte të bankimit. Bankat, si dhe klientët e tyre, kanë përjetuar një efekt shokues me kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen ekonomike të imponuar për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Sektori bankar në Kosovë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të stabilitetit financiar të vendit, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në tejkalimin e gjendjes së vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Bankat komerciale, të mbëshetura nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës,  kanë ndërmarrë veprime konkrete duke  ofruar lehtësira në pagesat e kredive dhe qasje në likuiditet për ndërmarrjet private si dhe ekonomitë familjare.

Kjo ka bërë që bankat të vihen në shërbim të ekonomisë në mënyrë konstruktive duke ndihmuar në përballjen me sfidat aktuale në të cilat shoqëria e Kosovës po kalon.  

Për më tepër, sektori bankar ka krijuar shërbime dhe infrastrukturë të konsiderueshme të pagesave dhe transfereve duke krijuar kushte të favorshme për klientët për të kryer pagesat e tyre në këtë kohë krize. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)