Hapet kampanja “Drejtësia dhe biznesi”
Prishtinë, 27 mars - Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të hap sot kampanjën “Drejtësia dhe biznesi”.
Me këtë rast, Ministri i Drejtësisë, z.Abelard Tahiri, së bashku me drejtorin e KIESA-s, Besian Mustafa, përfaqësuesin nga Oda Ekonomike e Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, do të takohen me bizneset e rajonit të Ferizajt, për të diskutuar se çfarë mund të bëhet më shumë për qasjen më të lehtë të bizneseve në drejtësi