27 Dhjetor 2024

Hapet fushata për te drejtat e obligimet e punëdhënësve dhe punëmarrësve

Prishtinë, 10 mars - Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) sot u hap zyrtarisht fushata e vetëdijesimit të punëdhënësve dhe punëmarrësve për obligimet që i kane në bazë të legjislacionit ne fuqi ne Kosovë.

Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj me këtë rast tha se ne partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Bashkimin e Sindikatave te Pavarura të Kosovës hapin fushatën e vetëdijesimit për një lëmi shumë të rëndësishme dhe te ndejshme, e cila për vite te tëra është trajtuar qofte nga punëdhënësit qoftë nga punëtoret, ku te dy palët janë ankuar se punëdhënësit nuk po respektojnë te drejtat e punëtorëve por edhe se punëtoret nuk e respektojnë institucionin e quajtur kontrate.

“Kemi shume mangësi legjislative e cila do te na mundësoje një qasje te mirëfilltë ne këtë teme ne staza afatgjate, sepse ligjin e punës ende nuk e kemi te miratuar nga parlamenti. Mungesa e ligjit krijon një mangësi te cilën sigurisht se do ta shohim gjate dhe jemi duke e pare ne përditshmëri”, tha Beqaj .

Ai theksoi se edhe me herët ka ekzistuar një kontrate kolektive e cila ne njëfarë forme i ka përcaktua parime baze për obligimet e punëdhënësve dhe obligimet e punëmarrësve.

Mirëpo, theksoi Beqaj ekonomia e Kosovës është duke hyre ne një faze kritike zhvillimore e cila patjetër duhet te ketë te rregulluara sistemet legjislative dhe sistemet e kontraktimeve, pra te dy palët, si punëdhënësi ashtu edhe punëmarrësi ne momentin kur bëjnë nënshkrimin te marrëveshjes kane obligime dhe te drejta te tyre edhe punëdhënësit edhe punëtorët .

“Ne jemi munduar qe  paraprakisht para hartimit te propozimit për ILO te analizojmë tregun e punës dhe kemi vërejtur se shume organizata ne momente te caktuara nuk kane mbulim te plote ne kontrata, nuk kane te rregulluara si dhe sa duhet situatat e shkëputjes së kontratave, si të veprohet ne rast te ndonjë lëndimi ne pune apo ne rastin e mbrojtjes ne pune por njëkohësisht kemi vërejtur edhe gjera nga ana e punonjëseve te cilet edhe nëse e nënshkruan kontratën nuk i përmbahen asaj”, tha kryetari i OEK-ut.

Gjithashtu sipas kreut te OEK-ut ka raste kur shume ndërmarrje investojnë ne ngritje te punëmarrësve te cilët për një ndryshim shume te vogël ne paga lëshojnë ndërmarrjet të cilat kane investuar ne aftësimin e tyre.

Xhafer Xhaferi, nënkryetar i BSPK falënderoi OEK-un dhe ILO-ne për fillim te fushatës dhe përkrahjen qe po i japin saj dhe theksoi se definimi i relacionit punëdhënës punëmarrës me ligje dhe akte normative është një nga qëllimet e Sindikatave te Pavarura te pasi qe aktualisht ne Kosove nuk është e çarte se cili është ligji i aplikueshëm, ka përzierje kompetencash dhe nuk dihet se cili ligj i rregullon këto marrëdhënie.

“Nga aspekti sindikal jemi te brengosur se legjislacioni ne fjale nuk ofron mbrojtje te nevojshme për aktivistet sindikal te cilët merren me mbrojtjen e te drejtave te punëtorëve ne mënyrë te organizuar dhe ndikon qe te mos kemi organizim te mirëfilltë sindikal , posaçërisht ne sektorin privat”.

Xhaferi tha se mungesa e mbikëqyrjes se zbatimit te legjislacionit te shtetit ne ketë rast veçmas puna e inspektoratit te punës po sjell deri te situata te cilat janë te papranueshme dhe gjithsesi duhet ndryshuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)