15 Nëntor 2024

Hapësira e kodrës së Arbërisë të pyllëzohet

Prishtinë, 5 maj - Instituti Gjeologjik i Kroacisë, i cili në marrëveshje me Komunën e Prishtinës ishte kontraktuar që të hulumtojë rrëshqitjen e dheut në lagjen Arbëria, sot erdhi me gjetjet përfundimtare dhe rekomandimet për sanimin e gjendjes dhe evitimin e rrëshqitjes.

Drejtori i Institutit, Josip Halamić si dhe ingjinjeri Željko Miklin prezantuan para zyrtarëve të Drejtorisë së Ivestimeve Kapitale dhe atyre të Drejtorisë së Urbanizmit gjetjet dhe rekomndimet e Institutit pë sanimin e gjendjes.

Sipas tyre, shkaktari kryesor i rrëshqitjet së dheut janë ujërat nëntokësorë në këtë lagje që shkaktojnë lëvizje. Në planin e sanimit është rekomanduar ndërtimi i tre puseve, të cilët do të shërbenin si pika akumulimi të ujërave nëntokësorë dhe të cilët do të zbrazeshin në intervale të rregullta me anë të pompave.

Gjithashtu, thanë se çdo ndërtim në këtë lagje duhet t\'i nështrohet rregullave të reja për miratimin e lejeve, që nënkupton disa specifika të veçanta teknike të ndërtmit, siç janë themelet dyfish më të thella të godinave.

Ekspertët nga Zagrebi rekomanduan që tërë hapësira e kodrës së Arbërisë të pyllëzohet, sepse drunjët janë mënyra natyrore e thithjes së ujit nëntokësor dhe njëherësh ofrojnë gjelbrim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)