28 Prill 2025

Hapen panairi i Turizmit dhe ai i Edukimit

Prishtinë, 17 prill - Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u hapën Panairi i Turizmit dhe ai i Edukimit që organizohen çdo vit nga CEO - Congress & Event Organization.

Organizatorët vlerësuan se këto panaire janë mundësi e mirë për prezantimin e ofertave të vendeve tjera, por edhe përurimin e turizmit dhe arsimit vendor.

Në edicionin e 10-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, Udhëtimeve dhe Gastronomisë, po prezantohen oferta të shumta të turizmit vendor, si dhe oferta nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia, Bullgaria dhe Greqia. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, tha se përmes promovimit të vlerave të përbashkëta turistike realizohen edhe kontakte e miqësi mes njerëzve dhe turistëve të vendeve tona.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë gjithnjë në mbështetje të zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e turizmit, sepse turizmi është shndërruar në industri të zhvillimit ekonomik që sjell të ardhurat tona kombëtare”, tha ai.

Majlinda Lami nga Ministria e Turizmit së Shqipërisë, tha se tregu i vizitorëve nga Kosova radhitet i pari për numrin e turistëve që shkojnë në Shqipëri.

”Konsolidimi i ardhjeve nga Kosova do të nxisë dhe do të rrisë shkëmbimet e ndërsjella turistike midis Kosovës dhe Shqipërisë. Ne tashmë jemi pjesë e projekteve të përbashkëta, siç është “Majat e Ballkanit”. Desha të theksoj se në vitin 2012 numri i vizitorëve nga Kosova ka pjesën më të madhe të turistëve që vijnë në Shqipëri. Pra nga 4 milion e 600 mijë që janë numri i turistëve, gati 2 milion janë pushues nga Kosova”, tha ajo.

Gjithashtu edhe Komuna e Ulqinit prezantoi ofertat turistike për këtë vit. Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, tha se brenda këtij viti janë përmirësuar shumë kushte në infrastrukturë.

Panairi i Edukimit edhe këtë vit do të vazhdojë të luaj rol të veçantë në promovimin e mundësive për arsim në degë të shumta, universitete dhe vende të ndryshme. Në këtë panair po marrin shumë universitete evropiane.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në fushën  e arsimit vlerësuan se prezantimi i ofertave arsimore do t’iu shërbejë studentëve të përcaktohen rreth studimeve të tyre. Pjesëmarrës në panair janë edhe Agjencioni i Akreditimit të Kosovës të cilët do t’i njoftojnë nxënësit mbi universitetet e akredituara në vend.

Panairet do të qëndrojnë të hapura deri më 19 prill nga ora 10:00 deri në 18:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)