HANDIKOS shpërndan pako ushqimore për familjet e personave me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 25 qershor - Pas identifikimit të rasteve me kushte më të vështira ekonomike, sot Handikos ka nisur distribuimin e 290 pakove ushqimore thuajse në të gjithë rrjetin e HANDIKOS-it në Kosovë, të cilët më pastaj do të mund të bëjnë shpërndarjen e tyre tek familjarët në nevojë të personave me aftësi të kufizuara.
Situata e fundit me pandeminë ka rënduar edhe më shumë gjendjen e personave me aftësi të kufizuara dhe si rezultat nevoja për mbështetje është rritur tutje ndaj tyre.
Shpërndarja po mundësohet falë donacionit të Latter Day Saint Charities (LDSC), të cilët në vazhdimësi mbështesin HANDIKOS-in edhe me pajisje ndihmëse dhe projekte të ndryshme.