Hamza takohet me ndihmës-zv.sekretarin e Thesarit amerikan
Prishtinë, 28 shtator - Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Thesarin Amerikan dhe ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Një takim me rëndësi të veçantë ishte ai me zëvendës ndihmës sekretarin e Thesarit amerikan Chris Smart, me të cilin u diskutuan për zhvillimet kryesore financiare dhe ekonomike.
Z. Smart nga ana e tij shprehu përkushtimin e Thesarit amerikan për të ndihmuar proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
Ai premtoi se mbështetja amerikane për Ministrinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa, ministri Hamza shprehu falënderimin e tij për përkrahjen e dhënë si dhe përkushtimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.