19 Nëntor 2024

Hamza, sistemi bankar stabil

Prishtinë, 23 janar - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, ka deklaruar se bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë pasur performancë të mirë duke realizuar fitim më të lartë se periudha e kaluar.

Guvernatori Hamza në një konferencë për media, ka bërë të ditur se një ndër zhvillimet më pozitive ka qenë edhe SWIFT kodi për Kosovën, rritja e sektorit të sigurimeve, ulja e normën e interesit të letrave me vlerë si dhe zhvillime të tjera.

Sipas tij gjatë vitit të kaluar ka pasur ngadalësim të rritjes së aktivitetit kreditor dhe kjo gjë sipas guvernatorit ka ndodhë për shkak se bankat kanë dashur të rrisin sigurinë e plasimit të mjeteve. E arritur e rëndësishme nga guvernatori konsiderohet marrja e Swift Codit.

“Gjatë vitit 2013 Kosova ka arrit të bëhet anëtare e Sëift-it, falë përkrahjes së vendeve të fuqishme të G10-s. Është rasti i parë që një shtet që nuk është anëtar i OKB-së bëhet anëtar i Swiftit, ta ketë Swift Kodin e vet shtetëror.”

\"Asetet e bankave janë rritë për 8%, kurse depozitat për afro 8% duke arritur në mbi 2 miliardë e 440 milionë euro. Rritje ka shënuar edhe sektori i sigurimeve, asetet e të cilit në fund të vitit 2013 kanë arritur në mbi 130 milionë euro. Është rritë edhe vlera e dëmeve të paguara për 28%\", ka theksuar ai.

Guvernatori i BQK_së, ka bërë të ditur se për të investuar në sistemin bankar në Kosovës, ka të interesuar banka nga vende të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)