15 Nëntor 2024

Hamza, priti një delegacion të lartë të BERZH-it

Prishtinë, 26 janar - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , z.Bedri Hamza ka pritur në një takim  një delegacion të Lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të kryesuar nga  Drejtoresha Menaxhuese për Evropë Juglindore znj. Sylvia Gansser –Potts.

Fillimisht Guvernatori Hamza ka  njoftuar  delegacionin e BERZH-it  për angazhimet aktuale të BQK-së, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Duke folur për sektorin financiar dhe zhvillimet e fundit në këtë  sektor Guvernatori  potencoi se sektori vazhdon të ketë një qëndrueshmëri të lartë duke operuar në pajtim të plotë me rregullativën,  ligjet dhe rregulloret në fuqi , rregullativë kjo qëçdo ditë e më shumëështë duke u përafruarë me Rregullativën e BE-së. Gjithnjë sipas guvernatorit  një rol pozitiv për këtë përformancë të mirë e ka BERZH-i me praninë e tyre në formën e pjesëmarrjes së kapitalit në disa nga Bankat e Kosovës.

Ndërsa znj.Sylvia Gansser –Potts, Drejtoreshë menaxhuese për Evropën Juglindore të  BERZH-it , falëndëroj guvernatorin për pritjen si dhe shprehu përkushtimin për të vazhduar me ofrimin e ndihmës në formën e projekteve, që do të jenë në shërbim të zhvillimit të Kosovës. Ajo i ofroi më këtë rast mbështetje të plotë Guvernatorit ,qoftë për projektet ku mund të përfshihet BQK-ja me theks të veçantë në sektorin financiar të Kosovës.

Në fund  Guvernatori Hamza, shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar dhe ngritur me tej format e bashkëpunimit institucional me BERZH-in  dhe shprehu bindjen e tij se BERZh-i do  të  vazhdojë  përkrahjën në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit .Në takim znj. Sylvia Gansser-Pottsshoqërohejedhengabashkëpunëtorët e saj,përfaqësuesja Rezidente në Kosovë znj. Elena Petrovska,z.HolgerMuent, Drejtor i Ballkanit Perëndimor,z.Oleg Levitin, këshilltarsidheDrejtoresha e FondittëSigurimittëDepozitaveznj.Violeta Arifi- Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)