Hamza nënshkruan dy rregulla të Thesarit
Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Financave Bedri Hamza ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ 13/2011, dhe dy rregulla financiare të Thesarit Rregullën financiare 07/2011 dhe Rregullën financiare 08/2011.
Udhëzimi Administrativ 13/2011 , ka të bëjë me Metodologjinë dhe Kriteret e Vlerësimit të pronës së Paluajtshme , udhëzimi është sjell në përputhje të Nenit 41 të Ligjit për Shpronësimin, i cili do ti përcaktoj kriteret dhe metodat e njëjta për vlerësimin e pronës së paluajtshme.
Ky udhëzim për herë të parë do të aplikohet në Kosovë , ku do ta ndihmojë departamentin e Tatimit në Pronë për certifikimin e vlerësimeve të pronave të shpronësuara.
Ndërsa, rregulla financiare 07/2011, ka të bëjë me obligimin e Organizatave Buxhetore për Raportimin e Pasqyrave Financave , kjo rregull do të jetë e obligueshme për të gjitha organizatat buxhetore që janë shpenzuese të parasë publike.
Rregulla financiare 08/2011 ka të bëjë me fillimin e vitit të Ri fiskal i cili përcakton obligimet dhe përgjegjësitë me fillimin e vitit të ri fiskal 2012.
Këto dy rregulla janë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.