Hamza merr pjesë në takimet vjetore të FMN dhe BB
Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Financave, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të Ministrisë së Financave, kanë udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore.
Gjatë kësaj vizitë në SHBA, Ministri Bedri Hamza pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Thesarit Amerikan dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.