16 Nëntor 2024

Hamza merr mbështetje nga BERZH-i

Prishtinë, 1 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me Philip Bennetin, zëvendëspresident i Parë dhe Kryeshef i Operacioneve i BERZH-it.

Në këtë takim, Guvernatori Hamza ka falënderuar BERZH-in për ndihmën e vazhdueshme, që i ka dhënë Kosovës dhe po i japin në forma të ndryshme institucioneve të saja dhe përmendi, pjesëmarrjen në sistemin financiar. Ai në vijim e ka njoftuar Bennetit me përgjegjësitë dhe angazhimet aktuale të BQK-së, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Më tej, ai e ka njohur përfaqësuesin e ri të BERZH-it me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me ç’rast ka theksuar se ky sektor vazhdon të ketë një qëndrueshmëri të vazhdueshme, duke operuar në pajtim të plotë me ligjet dhe rregulloret pa përjashtim, ku një rol pozitiv për këtë përformancë të mirë e ka BERZH-i me praninë e tyre në formën e pranisë së kapitalit në disa nga Bankat e Kosovës. Po ashtu, Guvernatori Hamza, ka shprehur përkushtimin e tij për të vazhduar dhe ngritur me tej format e bashkëpunimit institucional me BERZH-in.

Guvernatori Hamza, duke falënderuar BERZH-in, për mbështetje të deritashme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me theks të veçantë në sektorin financiar të Kosovës, ka nënvizuar nevojën dhe rëndësinë mbështetjes më të madhe pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar.

Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i BERZH-it ka shprehur përkushtimin për të vazhduar me ofrimin e ndihmës në formën e projekteve që do të jenë në shërbim të zhvillimit të Kosovës. Ai po ashtu është interesuar për prioritetet më aktuale, të cilat do të ishin në dobi të zhvillimit ekonomik të Kosovës, të cilat do të mund të mbështeteshin nga BERZH-i.

Përveç Bennetit në këtë takim kanë marrë pjesë edhe bashkëpunëtorët e tij: Elena Petrovska, Përfaqësuesja Rezidente në Kosovë, HolgerMuent, Drejtor i Ballkanit Perëndimor, Agnieszka Lukasik, këshilltare e zëvendëspresidentit dhe Oleg Levitin, këshilltar politik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)