Hamza e Gërguri kandidat për guvernator i BQK-së
Prishtinë, 22 janar - Pas dorëheqjes nga ministria e Financave, Berdri Hamza është futur në garë për kreun e Bankës Qendrore të Kosovës.
Ky institucion ka mbyllur në mesnatë konkursin për guvernator, ku mësohet se janë regjistruar disa kandidatura, mes të cilëve edhe guvernatori i tanishëm i BQK-së, Gani Gërguri.
Ish-ministri i Financave Berdri Hamza, ka dorëzuar aplikacionin të premten, ndërsa guvernatori i tanishëm, Gani Gërguri, ka dorëzuar të hënën\", ka pohuar një burim i Kohës Ditore brenda BQK-së.