26 Janar 2025

Hamza: Buxheti, pa hile

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se buxheti për vitin 2013, i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, garanton trend pozitiv të rritjes ekonomike në vend si dhe do të krijojë vende të reja të punës.

Hamza për “Epoka e Re” ka thënë se me këtë buxhet do të nisin punimet edhe për autostradën e re Prishtinë-Shkup.

Hamza u është përgjigj edhe akuzave të opozitës, se me buxhetin për vitin 2013 komunat e PDK-së do të përfitojnë më shumë mjete.

“Buxheti për vitin 2013 është shpërndarë sipas kriterit të formulës së grandit, sipas ligjit për menaxhimin e financimit të pushtetit lokal. Këto kritere janë vendosur shumë më herët dhe në asnjë rast nuk kemi pasur devijim nga ligji. Ne nuk bëjmë krahasime në bazë të partive politike”, ka thënë Hamza.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për pranimin e Kosovës në Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku ka thënë se nga ky anëtarësim do të përfitoj edhe sektori publik, por edhe ai privat.

Kurse për bashkëpunimin e Kosovës e Shqipërisë, Hamza ka vlerësuar se në këtë 100 vjetor ka pasur shumë përparime për largimin e barrierave tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe ndërtim i “Rrugës së Kombit”, ka hapur shumë mundësi që biznesi kosovar të shikoj ka Shqipëria dhe ato të Shqipërisë nga Kosova, po ashtu rruga e kombit, ka krijuar mundësi që të shfrytëzohen portet shqiptare

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)