15 Nëntor 2024

Hajzeraj-Beqaj në konferencën mbi çështjet e politikave sociale

Vjenë, 10 maj - Me ftesë nga Bashkimi Evropian, konkretisht nga Forumi i politikave për decetralizimin e shërbimeve sociale, Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Znj. Rita Hajzeraj – Beqaj po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ndikimi i decentralizimit tek shërbimet sociale, sfidat, politikat sociale dhe mbrojtja e fëmijëve” që po mbahet në Vien të Austrisë.

Kjo konfernecë ku po marrin pjesë ekspertë të më shumë se 8 shteteve nga ballkani ka për qëllim të ofroj një platformë për avokim, zhvillim të politikave dhe inovacion përmesë mundësisë për të mësuar dhe për të shkëmbyer përvojat e mira lidhur me procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale në rajon, si: përgjegjësitë, vendimmarrja, financimi etj.

Nga delegacioni kosovar, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe  Kryetari i Komunës së Ferizajit z. Muharrem Sfarqa, udhëheqësi i Departamentit për Politika Sociale z. Muhamet Gjocaj dhe përfaqësuesi i Terre Des Hommes z. Kushtrim Islami.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)