Hajrizi asesori i parë i akredituar nga IPMA
Prishtinë, 6 dhjetor - Presidenti i UBT-se, prof. dr. Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në mbledhjen vjetore të Këshillit të Përgjithshëm dhe në Kongresin Botëror të Programit Ndërkombëtar për Menaxhim të Projekteve (IPMA), të zhvilluar në Stamboll të Turqisë.
Në këtë takim Dr. Hajrizi ka paraqitur një pasqyrë të plotë të projekteve të zhvilluara në UBT si dhe ka bërë një rekapitullim të gjerë të zhvillimeve në Republikën e Kosovës, në kuptimin e krijimit të legjislacionit dhe hapjes rrugë të iniciativave të reja në fushën e menaxhimit të projekteve, një fushë relativisht e re në vendin tonë.
Po ashtu në këtë takim përveç të tjerave si rend dite zyrtarisht para të pranishmëve Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar, Y Hans Knoepfel i a dorëzoi vendimin e IPMA-së z. Edmond Hajrizit dhe e shpalli si asesori (vlerësuesi ) i parë i akredituar nga IPMA në Kosovë dhe në gjithë trevat shqip folëse për menaxhimin e projekteve.
IPMA është organizatë në nivel botërore në fushën e Menaxhimit të Projekteve, e cila certifikon menaxherët e projekteve, krijon ekipe për menaxhimin e projekteve dhe hulumtues të suksesshëm, si dhe nxjerr publikime të ndryshme lidhur me menaxhimin e projekteve.
UBT është anëtar me të drejta të plotë në IPMA, i anëtarësuar me votat e shumicës së vendeve anëtare.
Në vitin 2009 kjo mbledhjen u mbajt në Dablin të Irlandës, ku përfaqësuesit e Serbisë e patën kundërshtuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës përmes UBT-së në këtë institucion, si dhe kanë protestuat ndaj pjesëmarrjes së dr. Hajrizit në konferencë.
Por, kjo situatë është tejkaluar pas reagimit të shumicës së anëtarëve të IPMA-së dhe të z.Hajrizi, i cili shpjegoi se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i anëtarësuar në shumë institucione ndërkombëtare, në shumë prej të cilave është pikërisht UBT që ka siguruar anëtarësimin dhe përfaqësimin e shtetit më të ri në botë.