Hadërgjonaj: Ska rrezik për paga
Prishtinë, 13 tetor - Ish-kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, aktualisht deputete nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se, pavarësisht vonesës për moskrijimin e institucioneve të reja, punëtorët e sektorit publik nuk rrezikohen për paga.
Ajo në një intervistë për Epokën e re, ka thënë se është shumë e domosdoshme të funksionojë Kuvendi sepse më 30 tetor buxheti për vitin 2015 dorëzohet aty për shqyrtim dhe miratim.
Nuk guxojmë vendin ta dërgojmë në krizë buxhetore e financiare për shkak të qëndrimeve politike e mosmundësisë së marrëveshjes në mes të subjekteve politike. Kosova është shtet i ri dhe ka nevojë ta japë mesazhin e fuqishëm për stabilitet politik dhe për aftësi vendimmarrëse në rrethana të vështira që të hapë perspektivën e zhvillimit ekonomik, ka thënë Hadërgjonaj.