22 Dhjetor 2024

Guvernatori Mehmeti vazhdon takimet me përfaqësues të FMN-së dhe BB-së

Prishtinë, 14 tetor - Gjatë qëndrimit në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Mehmeti po vazhdon takimet me përfaqësues të këtyre dy institucioneve.

Guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takime me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Di Bella, si dhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Fond, Palotai.

Gjatë kësaj periudhe Guvernatori Mehmeti u takua edhe me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, të cilin e njoftoi për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës, i cili po vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në takimin me Zëvendës presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, përveç diskutimit lidhur me zhvillimet në sistemin financiar në vend, u diskutua edhe për mbështetjen e mëtutjeshme të BQK-së përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Guvernatori do të ketë takime edhe me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, do të marrë pjesë në mbledhjen plenare vjetore të Bordit të Guvernatorëve, si dhe në takimin e Konstituencës tonë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)