22 Dhjetor 2024

Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Washington, 11 tetor - Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i prirë nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington të SHBA-ve.

Guvernatori Mehmeti do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të flitet për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve.

Delegacioni i BQK-së do ketë takime edhe me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut.

Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së do të zgjasin deri këtë të shtunë më datë 15 tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)