06 Nëntor 2024

Guvernatori Mehmeti ndau çmimet për ”Ekonomist të Rinj ”

Prishtinë, 12 qershor - Në funksion të zhvillimit të hulumtimit ekonomik, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, tashmë tradicionalisht jep çmimin për hulumtuesit  më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj, në fushën e sistemit financiar dhe zhvillimit ekonomik në vend. Në ambientet e BQK-së Guvernatori Mehmeti ndau çmimet  për  punimet fituese te paraqitura për çmimin  Ekonomisti  i Ri  për vitin 2017.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të punimeve më të mira hulumtuese në fushën e ekonomisë dhe financave, komisioni profesional, shpalli fituesit e Çmimit Ekonomist i  Ri për vitin 2017 si në vijim:
Vendi i dytë: Hulumtimi me titull “Portfolio risk of international diversification of Kosovo Pension Fund: a historical perspective” punuar nga Florin Aliu dhe vendi i tretë: hulumtimi me titull “Plasimi i produkteve të Kosovës në tregun e Bashkimit Evropian: Aplikimi i strategjive diferencuese si faktor signifikant.”punuar nga Arian Krasniqi.

Në pritjen e organizuar për fituesit e çmimeve Guvernatori Mehmeti theksoi rëndësinë e hulumtimeve ekonomiko-financiare.

“Jam i kënaqur që jeni përzgjedhur fitues të çmimit Ekonomisti i ri. Punimet që janë përzgjedhur të jenë shtytëse për zhvillimit ekonomik të vendit. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa pasur zhvillim të stabilitetit financiar dhe ky është një nga qëllimet e mia kryesore prej se jam emëruar në pozitën e Guvernatorit.  Andaj qëllimi ynë kryesor është që fillimisht të kemi stabilitetin financiar ku aktualisht jemi më së miri në rajon. Ne planifikojmë t’i zgjerojmë funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në funksion të përkrahjes së ekonomisë dhe një nga hapat do të jetë edhe aprovimi i rregullores për licencimin e fondeve investive në Kosovë, që është një plotësues për ekonominë dhe besoj që me këtë hap do të kemi dy ose tri fonde investive. Gjithashtu jemi duke krijuar edhe një qendër të përditësimit të transaksioneve të kartelave në Kosovë si një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm dhe krejt këto po bëhen me qëllim të rritjes së funksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës. Ajo që kërkoj nga ju është që përvojën dhe shkollimin që e fitoni jashtë vendit ta bartni në Kosovë me qëllim që ekonomia të ecë përpara”.

Fituesit e çmimeve po ashtu falënderuan Guvernatorin për përkrahjen e nismave të tilla nga BQK-ja e  që janë në dobi të hulumtuesve të rinj.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)