Guvernatori Mehmeti diskuton për lehtësimin e qasjes në financa
Prishtinë, 17 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtuesit dhe donatorët e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti ka diskutuar me drejtuesit dhe donatorët e FKGK-së lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si rezultat i pandemisë COVID 19 si dhe mbi mundësitë e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike përmes lehtësimit të qasjes në financa, duke shfrytëzuar platformën e garantimit të kredive që ofron Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi donatorët për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për zhvillimin e sistemit financiar, gjegjësisht për përkrahjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e ndërmarra për themelimin e dritareve që kanë të bëjnë me lehtësimin e qasjes në financa dhe garantimin e kredive me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe ekonomisë së vendit.