Guvernatori i Zvicrës Philip Hildebrand përfshihet në skandal
Bernë, 6 janar - Guvernatori i Bankës së Zvicrës, Philip Hildebrand, hodhi poshtë spekulimet se ka abuzuar me detyrën, pasi u zbulua një operacion i dyshimtë financiar i gruas së tij.
Në një deklaratë për shtyp gjatë së premtes, ai bëri të qartë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Skandali përfshiu kreun e financave zvicerane pasi u mësua se bashkëshortja e tij, Kashya, bleu 504 mijë dollarë në tregun valutor gjatë gushtit 2011.
Vetëm tre javë më pas, Banka Kombëtare lajmëroi një zhvlerësim të përgjithshëm të frangës dhe dollarët e blerë me një monedhë më të fortë, u përdorën për të blerë prona të patundshme.
Si rrjedhojë e këtyre transaksioneve, familja Hildebrand fitoi një vlerë të shtuar të parave të tyre, ndërsa me miliona zviceranë panë se si kursimet u zhvlerësuan pas vendimit të Bankës Qëndore.