Guvernatori i Bankës Qendrore të Izraelit kandidat për shef të FMN
Telaviv, 14 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Izraelit, Stanley Fischer deklaroi se ka vendosur kandidaturën e tij për kryetar të FMN-së.
Posti i Ish-Kryetarit të FMN-së, Domique Strauss-Kahn, i cili dha dorëheqje pas akuzës për abuzime seksuale, me muaj është i zbrazët.
Në turin përkrahës të kandidatëve Ministrja e Financave të Francës, Christine Lagarde, ishte kandidatja më e fortë për këtë pozitë.
Ndërsa Stanley Fischer, i cili ka kryer detyra të rëndësishme në Bankën Botërore dhe Citigroup, ka kryer detyrën e zëvendës kryetari të FMN-së në periudhën 1994-2001.