Guvernatori Hamza takoi ambasadorin e Shqipërisë
Prishtinë, 15 korrik Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, priti në një takim njohës, Qemal Minxhozin, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovës.
Fillimisht guvernatori Hamza e falënderoi Minxhozi për kohën e ndarë që të vizitoi BQK-në.
Guvernatori Hamza e njoftoi ambasadorin Minxhozi për zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare , industrinë e sigurimeve dhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.
Në vijim guvernatori potencoi se bazuar në treguesit e zhvillimeve aktuale , këta tregues flasin për një sistem të shëndosh dhe likuid, ka zhvillime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët.
Ai më tej theksoi edhe mbështetjen që shteti shqiptar është duke dhënë në zhvillimin e ekonomik me praninë e tij në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Guvernatori po ashtu potencoi edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që BQK-ja ka me institucionet homologe shqiptare si Bankën e Shqipërisë dhe autoritetet rregullatore tjera të pavarura të shtetit shqiptar.
Ndërkaq, shkëlqesia e tij, ambasadori Minxhozi shprehu falënderimin e tij për pritjen që u bë me rastin e kësaj vizite njohëse me guvernatorin Hamza dhe po ashtu e falënderoi për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar si dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të mendohet për hapa konkretë, të cilët do të kishin për qëllim afrimin e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis Kosovës dhe Shqipërisë