19 Nëntor 2024

Guvernatori Hamza priti në takim ministrin Cani

Prishtinë, 17 janar - Më rastin e vizitës së tij në Kosovë, ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani me bashkëpunëtor u prit në një takim nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza .

Me këtë rast guvernatori Bedri Hamza shkëmbeu informacion mbi zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, si dhe falënderoj ministrin Cani për mbështetjen që shteti shqiptar ka dhënë dhe është duke dhënë në zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.
Guvernatori po ashtu ka njoftuar ministrin Shkëlqim Cani dhe delegacionin që kryesonte edhe për bashkëpunimin, që institucioni i BQK-së ka me Bankën e Shqipërisë dhe me institucionet e tjera, që kanë fushëveprimin e përbashkët në sferën e industrisë së sigurimeve dhe asaj financiare në përgjithësi.

Hamza e falënderoj ministrin Cani për vizitën dhe për kontributin, që subjektet ekonomike shqiptare kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin me pjesëmarrjen në treg, e të cilat i nënshtrohen rregullativës dhe autoritetit mbikëqyrës dhe rregullator të BQK-së, të cilët operojnë në fushën bankare dhe industrinë e sigurimeve në Kosovë.

Temat tjera të shtjelluara gjatë diskutimit kishin të bënin në përgjithësi me mbarëvajtjen e punëve dhe performancën e këtyre institucioneve, që janë të pranishme në tregun financiar të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan po ashtu që bizneset e të dyja palëve të jenë më të pranishme në të dyja vendet.

Në këtë takim, ministri i Financave i Shqipërisë Shkëlqim Cani shoqërohej edhe nga zëvendësministri Ervin Mete, drejtoresha e politikave dhe marrëdhënieve fiskale Arjana Dyrmishi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)