20 Nëntor 2024

Guvernatori Hamza priti në përfaqësuesin FMN

Prishtinë, 10 prill - Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Republikën e Kosovës Jose Sulemane ka vizituar sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me ç’rast u prit nga Guvernatori Bedri Hamza.

Duke falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin paraprak, Guvernatori Hamza shkurtimisht ka njoftuar delegacionin e kryesuar nga Sulemane mbi sektorin financiar  në  përgjithësi si dhe me progresin e projekteve të FMN-së për  BQK-në në veçanti.

Guvernatori Hamza ka vlerësuar kontributin e FMN-së për BQK-në dhe sektorin financiar të vendit.

Gjithashtu ka vlerësuar lartë mbështetjen e FMN-së dhënë BQK-së përmes projekteve të  ndryshme dhe asistencës teknike si dhe ka shprehur gatishmerinë për përmbushjen në kohë dhe në mënyrën më të mirë  të  mundshme të të  gjitha  rekomandimeve dhe obligimeve që dalin nga  bashkëpunimi me FMN-në.

 Z.Sulemane është shprehur që bashkëpunimi me BQK-në ka qenë i shkëlqyer, profesional dhe shumë efikas, për çka është zotuar që do të vazhdojë edhe në  të ardhmen.

Njëherësh ka konsideruar shumë efikas procesin e zbatimit të projekteve mbështetëse të FMN-së për BQK-në  dhe sektorin financiar.

Sulemane ka shprehur gatishmerinë e zyrës së tij për bashkëpunim të ngushtë në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes për BQK-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)