18 Nëntor 2024

Guvernatori Hamza në vizitë zyrtare në Bankën e Sllovenisë

Lubjanë, 26 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Sllovenisë, Bostjan Jazbec, po realizon vizitën zyrtare në Slloveni, përkatësisht në Bankën e Sllovenisë.

 Me këtë rast Guvernatori Hamza është pritur sot nga homologu i tij z. Jazbec, të cilët kanë shkëmbyer informacione lidhur më zhvillimet në përgjithësi në sektorët financiar të të dyja vendeve.

Guvernatori Hamza, duke vlerësuar kontributin e deritashëm të Bankës së Sllovenisë, njëherësh ka shpalosur fushat me interes për bashkëpunim midis të dyja institucioneve, me fokus të veçantë në fushën e avancimit të kornizës ligjore të sektorit financiar dhe procesin e integrimit evropian.

Jazbec është shprehur që bashkëpunimi profesional me BQK-në ka qenë i shkëlqyer dhe efikas, duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton, për mbështetje të mëtejmë dhe për bashkëpunim  të  ngushtë me BQK-në në adresimin e çështjeve të  cilat konsiderohen me interes përbashkët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)