24 Dhjetor 2024

Guvernatori e njoftoi Presidenten lidhur me zhvillimet në sistemin financiar

Prishtinë, 31 maj - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u prit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

 Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me zhvillimet në sistemin financiar dhe progresin e arritur në këtë fushë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua masave të ndërmarra në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë periudhës së pandemisë, masa këto të cilat u treguan efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroekonomik.  

Njëherësh, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e kërkesave dhe rekomandimeve që dalin nga raportet e institucioneve ndërkombëtare me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar të vendit.

Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit financiar për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së  vendit, duke vlerësuar lart masat mbështetëse gjatë periudhës së krizës pandemike.

Gjithashtu u potencua rëndësia e ofrimit të shërbimeve cilësore me kushte të favorshme për qytetarët nga ana e sistemit financiar dhe njiherit u ofrua përkrahje për institucionet e pavarura, që të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)