Guterres bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e varfërisë
Guterres mbajti një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, ku theksoi se objektivi i parë i Axhendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 është zhdukja e varfërisë e të gjitha formave.
"Kjo axhendës, e miratuar bashkërisht nga komuniteti ndërkombëtar, ka për qëllim ndërtimin e një botë të shëndetshme, një shoqërie paqësore e gjithëpërfshirëse, duke garantuar një jetë në dinjitet të të gjithë njerëzve".
Guterres shtoi se megjithëse komuniteti ndërkombëtar ka shënuar disa përparime për zhdukjen e varfërisë, sot ka ende mbi 800 milionë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme. Ai shtoi se shumë njerëz ndeshen ende me kërcënimin e papunësisë, pabarazisë, konflikteve e etj.