24 Dhjetor 2024

Grupi për projektligjin për konfiskim diskuton për subjektet, kohën dhe institucionin

Prishtinë, 14 qershror - Sot është mbajtur takimi i radhës i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Me pjesëmarrjen e zëvendësministrave Blerim Sallahu dhe znj. Nita Shala, grupi punues filloi trajtimin e çështjeve të rëndësishme lidhur me hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ç’rast zv.ministri Sallahu në fillim të diskutimit, ritheksoi që ky projektligj - prioritet i Qeverisë, do të punohet dhe finalizohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare.

Takimi i sotëm pati për bazë trajtimin e fushëveprimit të projektligjit, pastaj subjektet e konfiskimit me bazë civile, institucionin kompetent për këtë, si dhe për zbatimin kohor të ligjit, përkatësisht pikënisjes kohore në fushëveprim të ligjit.

Nën kryesimin e këtij grupi nga z. Isuf Jahmurataj, anëtarët e grupit punues patën rastin të shtrojnë propozime dhe të trajtojnë më gjerësisht të gjitha çështjet e diskutimit.

Grupi Punues do të vazhdojë punimet drejt finalizimit sipas afateve të përcaktuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)