Grevë njëditore për kushtet e punës në Turqi
Ankara, 16 maj - Vazhdojnë përleshjet e shoqëruara me një greve njëditore në kuadër të protestave në Turqi, kundër aksidentit më të rëndë në fushën e minierave në vend.
Mijëra protestues në mbarë vendin kanë kërkuar kushte më të mira pune. Njëri prej protestuesve ka deklaruar për mediet se:
\"Aksidentet në minierat e Turqisë janë të shpeshta. Kjo vjen si rezultat i mungesës së inspektimeve\".
Një valë urrejtjeje është shprehur në protestat kundër politikës në vend, përfshirë kryeministrin Erdogan, për trajtimin e fatkeqësisë.
283 vetë është numri i të vdekurve, mbi 100 rezultojnë të humbur, pas shpërthimit dhe zjarrit që e pasoi atë të martën në një minierë në perëndim të Turqisë.